Kosova, Cekia vendos reduktimin e trupave
27/10/2010 15:50
Senati i Parlamentit të Republikës Ceke votoi sot pro uljes së pranisë së trupave ceke në Kosovë, me qëllim rritjen e kontigjentit të angazhuar në Afganistan.
Kështu, Senati miratoi uljen e trupave në Kosovë në 15 ushtarë brenda vitit 2012 dhe dërgimin e 720 trupave në Afganistan.
Numri aktual i ushtarëve cekë të KFOR-it është 92, ndërkohë që i atyre që shërbejnë në Afganistan është 514.
Reduktimi i trupave ndërkombëtare në shtetin e ri është një projekt që flitet prej kohësh, pasi ekspertët e NATO-s vlerësojnë se situata e sigurisë është përmirësuar.
Pak kohë më parë një vendim analog mori edhe Sllovakia, e cila për më tepër është edhe një nga pesë vendet e BE që s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Top Channel