Karzai zgjat afatin për mercenarët

27/10/2010 17:40

Presidenti afgan Hamid Karzai ka shtyrë me të paktën dy muaj afatin e dhënë kompanive private të sigurisë për të mbyllur operacionet e tyre.

Zyra e presidentit ka njoftuar se një komitet i posacëm do të ketë kohë deri më 15 nëntor për të hartuar një plan kohor për largimin e këtyre kompanive.

Sapo të aprovohet dokumenti në fjalë, shoqëritë private të sigurisë do të kenë maksimumi 90 ditë kohë që të shpërndahen.

Në gusht, zoti Karzai u dha mercenarëve kohë deri më 17 dhjetor për të mbyllur aktivitetet e tyre.

Vlerësohet se rreth 40 mijë afganë punojnë me kompanitë private, vendase dhe të huaja, që operojnë në fushën e sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA