Kacin: Serbia mban peng stabilitetin e rajonit
27/10/2010 15:30
Eurodeputeti slloven Jelko Kacin ka deklaruar se qëndrimi aktual i Serbisë ndaj Kosovës është pengesa kryesore për stabilitetin e Ballkanit.
Kacin është shprehur se Serbia duhet të ndihmohet në rrugën e saj drejt BE, por ka nënvizuar se bashkëpunimi i saj me Hagën dhe dialogu me Kosovën mbeten pika kyce në këtë drejtim.
“Bashkëpunimi me Hagën mbetet kushti kryesor, kur dihet se dy nga të kërkuarit kryesorë për krime lufte, Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic, janë ende në arrati. Gjithashtu, marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një tjetër kusht themelor që duhet të përmbushë Serbia”, ka pohuar Kacin.
Top Channel