Indonezi, numri i viktimave shkon në 280

27/10/2010 17:00

Numri i viktimave të shkaktuara nga tsunami që goditi ishuj të shumtë të Indonezisë është ngjitur në mbi 280 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave në ishujt Mentauai 412 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Tsunami u shkaktua nga një tërmet i fuqishëm 7.7 ballë që tronditi dy ditë më parë zonën perëndimore të Sumatrës.

Autoritetet deklarojnë se u bënë gabime me një sistem alarmi që duhet të lajmëronte specialistët për ardhjen e dallgëve 3 metra të larta.

Presidenti i Indonezisë ka shkurtuar ditët e vizitës së tij në Vietnam, për të vizituar ishujt e prekur dhe për të mbikëqyrur operacionet e shpëtimit.

Susilo Bambang Yudhoyono ka deklaruar se do të kthehet në vend nga një takim me liderët rajonalë për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA