Indonezi, 400 të humbur nga tsunami

27/10/2010 11:50

Indonezia po përjeton pasojat pas tsunamit dhe shpërthimit të vullkanit Merapi që shkaktuan 150 të vdekur dhe 400 të humbur.

Presidenti Susilo Bambang Yudhoyono ka ndërprerë vizitën e tij në Vietnam për të ndjekur nga afër operacionet e shpëtimit.

Ekipet po hasin vështirësi në ishujt e Oqeanit Indian të goditura nga lëkundje me magnitudë 7.7 që më pas shkaktoi edhe tsunamin.

Ndërkohë 2 mijë kilometra më në lindje në qendër të ishullit Java, alarmi për shpërthim tjetër të vullkanit Merapi është i lartë. Mali i flakëve ka shkaktuar vdekjen e 28 personave dhe prej së hënës 19 mijë persona janë evakuuar nga zona e rrezikut. Megjithatë rreth 1 milionë vetë kërcënohen nga një shpërthim i mundshëm i llavës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA