Francë, miratohet reforma e pensioneve
27/10/2010 21:25
Parlamenti francez, me aprovimin e Asamblesë Kombëtare, ka miratuar përfundimisht ligjin për reformën e pensioneve.
Lajmin e bën të ditur agjencia “AFP”, sipas të cilës ligji në fjalë kaloi me 336 vota pro dhe 233 kundër.
Megjithatë, ai nuk do të mund të hyjë ende në fuqi, pasi Partia Socialiste ka njoftuar synimin e saj për ta cuar në Këshillin Kushtetues.
Sipas “AFP”, për të pritur vendimin përfundimtar politikanëve franceze do t’u duhet të presin të paktën deri në gjysmën e nëntorit.
Reforma parashikon rritjen e moshës së daljes në pension nga 60 në 62 vjec, gjë që ka shkaktuar protesta masive dhe greva të përgjithshme në të gjithë Francën.
Top Channel