Ferguson mendon për pasardhësin e tij
27/10/2010 13:45
“El Mundo Deportivo” flet për kontakte midis agjentit të Guardiola dhe Ferguson.
Kontrata e Pep Guardiola, trajnerit të Barcelonës, skadon në qershor 2011 dhe kanë filluar debatet për të ardhmen e tij.
Nga ana e tij, Sir Alex Ferguson, po mendon largimin nga stoli i Manchester United dhe kërkon që pasuesi i tij të jetë pikërisht Guardiola.
Por, ka dy pengesa që Guardiola të bëhet trajner i “Red Devils”: e para, Ferguson nuk ka shprehur asnjëherë dëshirën për tu larguar; e dyta, Guardiola ka arritur sukses të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe do mendohet gjatë para se të largohet, edhe për faktin se Barcelona është ekipi i zemrës.
“Ndeshja” sapo ka filluar.
Top Channel