Video/ Fushata kundër emigracionit në SHBA, agjentët federalë qëllojnë për vdekje një person në Minneapolis
Presidenti meksikan Felipe Calderon ka deklaruar se SHBA duhet të bëjnë më shumë për të ulur kërkesën për drogë, që nxit aktet e dhunës në Meksikë.
Në një intervistë për emisionin “Hard Talk” të BBC, Calderon është shprehur se më shumë duhet të bëhet edhe për të ndalur ata që kontrollojnë fluksin e armëve drejt Meksikës.
Për shkak të luftës për kontrollin e tranzitit të kokainës drejt Shteteve të Bashkuara, në Meksikë kanë humbur jetën mbi 28 mijë persona.
Presidenti Calderon u ka bërë thirrje votuesve të Kalifornisë që të hedhin poshtë propozimin për legalizimin e marijuanës në shtetin e tyre.
Calderon, i mbështetur edhe nga liderët e tjerë të vendeve të Amerikës Latine, ka theksuar se legalizimi i kanabisit do të jepte një mesazh kontradiktor.
Top Channel