Bashkimi Evropian kërkon fillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pavarësisht zhvillimeve politike në Kosovë.

Sipas zyrtarëve, këshillimet me palët për dialogun kanë vazhduar për të përcaktuar një axhendë dhe se presin fillimin e shpejtë të bisedimeve për çështjet teknike të interesit të përbashkët.

Sipas BBC, këshillimet po zhvillohen edhe me aktorë të tjerë ndërkombëtarë, pasi ky është procesi më i madh i ndërmarrë nga BE-ja.

Vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka shfaqur shpresën e saj për fillimin e shpejtë të dialogut dhe ka deklaruar se do që ato të jenë të përqëndruara në çështjet teknike të interesit të përbashkët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA