Assange: Ndihem i kërcënuar për jetën
27/10/2010 21:50
Bosi i agjencisë më të përfolur të informacionit, Wikileaks, ka deklaruar se ndihet i kërcënuar për jetën e tij.
“Armiku më i madh për mua është ushtria amerikane dhe bankat e mëdha”, ka pohuar Julian Assange për të përditshmen spanjolle “El Pais”.
Në faqen e tij të internetit Assange ka publikuar një mori dokumentesh mbi luftën në Irak e Afganistan, ku tregohen torturat dhe abuzimet e amerikanëve.
Top Channel