Argjentinë, ndërron jetë ish-presidenti Kirchner

27/10/2010 17:05

Ish-presidenti i Argjentinës, Nestor Kirchner ka ndërruar jetë pas një ataku të papritur kardiak.

60 vjecari, i cili ishte operuar në shtator për probleme me zemrën, vdiq në qytetin jugor të Argjentinës, El Kalafate.

Bashkëshortja e tij, Cristina Fernandez de Kirchner është aktualisht presidentja e vendit latin.

Kirchner shërbeu si president nga viti 2003 në vitin 2007 dhe po planifikonte të garonte sërish për këtë post në vitin 2011.

Cifti presidencial është përballur me shumë kritika nga argjentinasit për monopolizim të postit të kreut të shtetit, duke qenë se kanë zëvendësuar njeri-tjetrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA