Ahmadinejad dhe Morales luajnë futboll
27/10/2010 21:35
Mahmoud Ahmadinejad është treguar një golshënues i vërtetë gjatë një ndeshjeje të luajtur së bashku me liderin bolivian Morales, në Teheran.
Ndeshja është zhvilluar gjatë pushimit të një takimi mes dy krerëve të shtetit që kanë diskutuar së bashku për energjinë, industrinë dhe tregtinë.
Marrëdhëniet e tyre janë gjithnjë e më të ngushta me Iranin e gatshëm për investime të forta në industrinë boliviane.
Për kronikë, ndeshja përfundoi 4-4, ku të dy presidentët shënuan nga një gol. Por skuadra presidenciale ka mundur me penallti ekipin rival të përbërë nga futbollistë të njohur iranianë.
Top Channel