Afganistan, shembet ndërtesa, 60 të vdekur
27/10/2010 18:35
Të paktën 60 persona kanë humbur jetën për shkak të shembjes së pjesshme të një ndërtese, gjatë një dasme në veri të Afganistanit.
Incidenti ka ndodhur në Jelga, një rajon i largët në provincën veriore të Baghlanit. Ende nuk dihen se cilat janë shkaqet e shembjes, ndonëse dyshohet tek lagështira.
Autoritetet lokale deklarojnë se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. Sipas zakoneve afgane, ata po festonin të ndarë nga burrat.
Guvernatori i provincës së Baghlanit, Munshi Abdul Majid, ka deklaruar se dasma po zhvillohej në një ndërtesë trekatëshe, njëri prej të cilëve është shembur.
“Kjo tragjeti ka ndodhur në një moment kur familja ishte mbledhur për të festuar”, ka deklaruar guvernatori për BBC.
Top Channel