Wikileaks, Irani: Publikimi i dyshimtë dhe i politizuar

26/10/2010 15:10

Irani e ka cilësuar si të dyshimtë dhe me qëllime politike shpërndarjen e dokumenteve të Wikileaks mbi Irakun.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast ka theksuar se Teherani do dijë t’i përballojë këto publikime, por nuk ka saktësuar se si.

Deklaratat lidhen me pjesën ku flitet për rolin e Iranit në formimin dhe armatosjen e militantëve shiitë, që del në dokumentat sekrete.

Top Channel