Organizata Transparency International e vlerëson Kosovën si një ndër vendet me shkallën më të lartë të korrupsionit.

Kështu, në listën anti-korrupsion, shteti i ri renditet në vendin e 110, përkrah vendeve të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine.

Sipas renditjes, Kosova ndodhet pranë vendeve si Bolivia, Benini, Indonezia, Ishujt e Solomonit, etj.

Ndër vendet e rajonit të Ballkanit, pozicionimin më të mirë e kanë Kroacia dhe Maqedonia, në vendin e 62-të, Serbia në vendin e 78, Shqipëria në vendin e 87 dhe Bosnja në vendin e 91-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA