Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka vijuar sot me replikat ndaj ish-presidentit Fatmir Sejdiu, duke deklaruar se koalicioni mes tyre u prish për shkak të përplasjes së koncepteve.

Në një konferencë për shtyp, Thaci është shprehur se kishte ardhur koha që PDK të rreshtohej përkrah parimeve kushtetuese dhe ligjore.

Kryeministri ka preferuar të mos komentojë debatin mes tij dhe Sejdiut, duke theksuar se nuk ka asgjë për t’i shtuar asaj që ka thënë më parë.

Ditën e diel Thaci tha se, kur Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Sejdiu kishte shkelur Kushtetutën, atij i kishin kërkuar që ta mbronte presidentin.

Nga ana e tij Sejdiu e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa bordi i LDK-së i ka kërkuar Thacit që të dalë me emrat konkretë të personave që kanë bërë këtë kërkesë.

Në përfundim të konferencës së tij, Thaci ka shtuar se, PDK do të mirëpresë cdo vendim që do të vijë nga Kuvendi i Kosovës lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA