Sumatra, 40 të vdekur nga tsunami

26/10/2010 11:00

Të paktën 40 të vdekur dhe 380 të zhdukur, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, është bilanci i pasojave të një tsunami që goditi dje një fshat indonezian.

Tsunami ndodhi si pasojë e një tërmeti të fuqishëm 7.5 ballë, që goditi dje ishullin e Sumatrës.

Lëkundja sizmike u regjistrua 78 kilometra në perëndim të Pagait të Jugut, në ishujt Mantawai dhe shkatërroi ndërtimet e fshatit bregdetar Betu Monga.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se nga 400 personat që jetonin në fshat vetëm 40 janë gjetur dhe kanë shpëtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA