Video/ Fushata kundër emigracionit në SHBA, agjentët federalë qëllojnë për vdekje një person në Minneapolis
Një gjykatës federal në Arizona ka bllokuar dënimin me vdekje me anë të injeksionit për Jeffrey Landrigan,48-vjecarin e shpallur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1990, pasi autoritetet nuk bënë të ditur vendin e prodhimit të substancës vdekjeprurëse.
Dënimi duhet të kryhej këtë mëngjes, por është shtyrë në një kohë tjetër.
Pavarësisht se laboratori i vetëm që prodhon injeksionin për ekzekutimin është në Shtetet e Bashkuara, Gjykatësi i Arizonës pretendon se në këtë rast bëhej fjalë për një produkt të importuar.
Autoritetet e drejtësisë hodhën dyshimin se një ilac i tillë mund të ishte një rrezik për vuajtje të mëdha të të dënuarit me vdekje, ndaj ekzekutimi do të kryhet me injeksionin e zakonshëm.
Top Channel