Kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu nuk e përjashton opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, i mbështetur nga parti të tjera, mes të cilave edhe PDK.

“LDK mbështet cdo zgjidhje që është brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Sejdiu në një konferencë për shtyp.

Ish-presidenti i Kosovës ka bërë të ditur gjithashtu se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gara për postin e kryetarit të LDK-së, pavarësisht thirrjeve në mbështetje të Isa Mustafës.

“Vlerësoj garën brenda LDK-së. Konkurrenca në këtë parti është e hapur. LDK nuk ua ka ndaluar kurrë njerëzve të shpalosin idetë”, ka shtuar Sejdiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA