Ministri francez për Evropën, Pierr Lelouche ka deklaruar se vendimi i djeshëm i ministrave të Jashtëm të BE ishte një shpërblim për Serbinë, pas ndryshimit të qëndrimit të saj ndaj cështjes së dialogut me Kosovën.

“Në njëfarë mënyre ky është një shpërblim i merituar si për progresin në realizimin e reformave, ashtu dhe për bashkëpunimin me BE për cështjen e Kosovës”, ka pohuar ministri francez.

Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare, të mbledhur dje në Luksemburg, ranë dakord që t’i kërkojnë KE-së opinionin mbi nisjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA