“Ose me mbeshtesni, ose shkojme ne zgjedhje te parakohshme”. Ka qene ky mesazhi i qarte qe ka cuar kryeministri grek Papandreu ndaj votuesve greke, ne nje interviste per gjithe kanalet televizive, dy jave para zgjedhjeve lokale ne vend.

Duke pare popullaritetin e ulet te partise se tij ne sondazhet e fundit si rezultat i pakenaqesise popullore Papandreu u ka kerkuar bashkeqytetareve te tij,vote shprese dhe jo vote proteste, ne mbeshtetje te perpjekjeve te qeverise se tij per te luftuar krizen qe ka tronditur euron.

“Jemi ende ne gjendje te jashtezakonshme dhe alarmi akoma nuk ka mbaruar prandaj edhe i bie kembanes se alarmit. Greqia kerkon stabilitet, ndergjegjshmeri,seriozitet, guxim dhe pergjegjesi me shume se kurdohere tjeter”, tha kryeministri.

Papandreu tha se nje vote negative per partine e tij ne keto zgjedhje do te nderlikoje perpjekjet per te dale nga kriza.

“Ne zgjedhjet e ardhshme ne kemi nevoje per te derguar nje mesazh te qarte per ata qe kerkojne destabilizimin jo vetem brenda vendit, por edhe te disa te tjereve jashte Greqise, se ecuria jone ne kete politike kursimi dhe reformimi te vendit nuk do te nderpritet”, u shpreh Papandreu.

Me pas ai ka sqaruar se qeveria e tij nuk do te ndermare masa te reja ne kurriz te qytetareve te thjeshte dhe se ne vitin 2013, vendi do te dale nga Memorandumi i BE dhe FMN, ne se reformat e qeverise se tij zbatohen deri ne fund.

Gjate dy oreve te intervistes qe u dha shtate gazetareve ,me pyetje kryesisht per ekonomine dhe per zgjedhjet lokale te 7 Nendorit, Papandreu u duk se ka marre personalisht riskun e rezultateve te tyre.

Nderkohe, partite opozitare qe kane kritikuar kete interviste te kryeministrit, ne prag te zgjedhjeve, paralajmerojne votuesit se ne se do te mbeshtesin perseri kandidatet e partise qeveritare PASOK ,do te jete njesoj sikur te pranojne politiken qe ajo zbaton dhe te bien dakord me marrjen e masave te reja antikrize.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA