Strategjia për privatizimin e PTK-së është kthyer mbrapsht në Parlamentin e Kosovës. Lajmin e bën të ditur “REL”, e cila i referohet sekretarit të Kuvendit, Ismet Kraniqi.

Strategjia në fjalë u miratua pak javë më parë, por LDK dhe partitë e opozitës hodhën dyshime mbi procedurat e votimit, pasi gjatë procesit thuhet se nuk u arrit kuorumi i nevojshëm.

Kthimi i strategjisë u paralajmërua më parë nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili tha se nuk do ta firmoste dhe se do ta kthente atë në Parlament.

Ndërkohë, sekretari Krasniqi ka shtuar se ende nuk është caktuar data se kur strategjia, që parashikon privatizimin e aseteve të PTK-së, do të trajtohet në seancë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA