Kosova regjistron korrupsionin më të lartë në Ballkan, madje edhe në mesin e vendeve më të korruptuara në botë.(UPDATE)

Ky është vlerësimi i organizatës së njohur ndërkombëtare ‘Transparency International’ e cila e rendit Kosovën në vendin e 110-të nga 178 shtetet ku ka bërë matjen e perceptimit të publikut për nivelin e korrupsionit.
 
Në raportin për 2010 Kosova për të parën herë eshtë listuar si vend.Në pozicionin e 110-të shteti i ri vlerësohet me 2.8 pikë në një sistem ku 10 pikë i jepen vendit shumë të pastër nga korrupsioni, dhe 0 deri në 3 vendeve shumë të korruptuara.
 
Në listën që përfundon me Somalinë si vendin më të korruptuar në botë, Kosova qëndron shumë pas në listë nga shtetet ballkanike si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi e Bosnjë Hercegovina.
 
Por, cili është komenti i kryeministrit kosovar Hashim Thaci për këtë raport?

“Ne do të vijojmë të mos kemi asnjë kompromis me korrupsionin dhe unë do të vazhdoj me moton: zero luftë ndaj korrupsionit”, tha Thaci.

Futja e Kosovës si shtet në raportet e vlerësimi i organizatës së njohur ndërkombëtare ‘Transparency International’ bëhet për herë të parë. Por, nuk është vetmja kjo organizatë që Kosovën e nxjerr si vendin me shkallë të lartë korrupsioni.
 

Top Channel