Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi planin për zgjedhjet e parakohëshme të parashikuara në 13 shkurt të vitit 2011.

Nëse politika do të vendosë që zgjedhjet të mbahen brenda vitit, pra të zhvillohen zgjedhje të jashtëzakonshme KQZ-së do t’i duhet të hartojë një tjetër platformë.

“Ne jemi duke u përgatitur për zgjedhej të parakohëshme. Nëse do të kemi zgjedhje në dhjetor atëherë KQZ duhet të miratojë një plan tjetër” u shpreh kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Ndërkohë që anëtarët e tjerë të Komisionit Zgjedhor, që janë edhe përfaqësuesit e forcave politike në këtë institucion shprehen se ka një plan rezervë për çdo rrethanë apo të papritur që mund të krijohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA