Jemen, dorëzohen 15 anëtarë të Al Kaedës

26/10/2010 13:00

15 anëtarë të Al Kaedës janë vetëdorëzuar tek autoritetet jemenase, në provincën e Abjanit, pas ndërmjetësimit të disa krerëve tribalë.

15 personat i janë dorëzuar guvernatorit të Abjanit, në prani të drejtuesve tribalë dhe të afërmve.

Të gjithë kishin hyrë në rrjetin terrorist një vit më parë dhe disa prej tyre kanë luajtur një rol kyc në disa luftime mes militantëve dhe ushtrisë.

Gjashtë nga 15 terroristët janë shumë të rrezikshëm dhe figurojnë mes personave më të kërkuar në Jemen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA