Itali, 15 vjeçarja kosovare rrëmbehet nga familja rome
26/10/2010 17:05
Është marrë me forcë nga Kosova në Toscana të Italisë për një martesë të sajuar që është transformuar në një ankth të shoqëruar me dhunë fizike, psikologjike dhe seksuale.
Një aksion i policisë ka mundësuar lirimin e një 15 vjeçareje kosovare.
Familja e saj ia kishte premtuar për grua djalit të parë të një familjeje rome në këmbim të parave. Por romët e kishin rrëmbyer përpara se të mbushte 18 vjeç.
Pesë persona që kishin lidhje me ngjarjen janë vënë në pranga.
Top Channel