Iran, furnizohet impianti i parë bërthamor

26/10/2010 11:20

Irani ka nisur të furnizojë me karburant bërthamën e një prej impiantëve të parë bërthamorë.

Ky veprim shënon një fazë kyce për ndezjen e impiantit të Bushehrit, i cili është programuar për të prodhuar energje elektrike nga viti 2011.

Ndërkohë, Rusia do të veprojë në këtë impiant në jug të Iranit, duke plotësuar nevojën e tij për karburant dhe duke larguar mbetjet bërthamore.

Programi i Iranit për pasurimin e uraniumit ka alarmuar vendet e Perëndimit, të cilat nuk besojnë se ai do të ketë qëllime paqësore.

Për këtë arsye, Irani deri më sot është bërë katër herë subjekt i sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA