Irak, dënohet me vdekje Tarek Aziz

26/10/2010 12:20

Tarek Aziz, për shumë vjet fytyra e Irakut në arenën ndërkombëtare, është dënuar me vdekje nga Gjykata e Lartë irakene.

Ai u dënua lidhur me persekutimin e partive fetare, thuhet në një komunikatë të organit gjyqësor.

Aziz ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe si zëvendëskryeministër, si dhe ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Saddam Hussein.

Ai ka qenë i dënuar edhe më parë për rolin e tij në ekzekutimin e disa dhjetra tregtarëve për spekulim. Aktualisht thuhet se Aziz është shumë i sëmurë.

“Gjykata ka vendosur urdhërin e ekzekutimit për Tarek Aziz, për rolin e tij në eleminimin e partive fetare”, raportoi pak më parë televizioni shtetëror iraken.

Aziz, një iraken i krishterë, u dorëzua tek trupat amerikane në vitin 2003, vetëm pak kohë pas rrëzimit të regjimit të Hussein. Në 2009-ën ai u dënua me 15 vjet burg për vrasjen e 42 tregtarëve irakenë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA