Indonezi, vullkani, gjenden 12 trupa

26/10/2010 21:45

Trupat e 12 personave janë zbuluar pas fillimit të shpërthimit të vullkanit indonezian Merapi.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet vendore, sipas të cilëve numri i viktimave shkon në 13.

Fillimisht ishte folur se ishte vetëm një fëmijë tre muajsh që kishte humbur jetën.

Merapi është një prej vullkaneve më aktiv dhe më të rrezikshëm në botë.

Rreth 19 mijë banorë që jetojnë në afërsi të tij kanë marrë urdhër për evakuimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA