Haiti, ngadalësohet përhapja e kolerës
26/10/2010 09:30
Dhjetra mijëra persona në Haiti janë ende të kërcënuar nga përhapja e kolerës, pavarësisht se ka shenja se epidemia po vihet nën kontroll.
Koordinatori i OKB-së në Haiti, Nigel Fisher deklaron se Kombet e Bashkuara ishin përgatitur për një përhapje më të gjerë, edhe pse nuk kishte sinjalizime.
Qeveria haitiane deklaroi më herët se vetëm 6 raste të reja vdekjesh janë regjistruar në 24 orët e ardhshme.
Gjithësej personat që kanë humbur jetën nga sëmundja janë 259, ndërkohë që numri i të prekurve është rritur me 300, duke arritur në 3.342.
Top Channel