Këshilli Gjyqësor i Kosovës mori zyrtarisht sot kompetencat për zgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në shtetin e ri.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave marrja përsipër e përgjegjësisë erdhi pasi zyra ndërlidhëse e KE-së në Prishtinë mbylli në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Gjyqësorin dhe Prokurorinë procesin 30 mujor të verifikimit dhe emërimit.

“I tërë procesi është bërë në harmoni të plotë me standartet dhe praktikat evropiane. Përfundimi i suksesshëm i procesit të riemërimit shënon një kapitull të ri për gjyqësorin dhe prokurorinë në Kosovë”, ka deklaruar drejtori i zyrës së KE, Kjartan Bjornson.

Zyra në fjalë ka njoftuar gjithashtu se gjatë procesit të gjatë 30 muaj janë shqyrtuar dhe emëruar 345 kandidatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA