Gjermani, diplomatët të përfshirë në Holokaust

26/10/2010 09:45

Një raport zyrtar i qeverisë gjermane tregon se diplomatët gjermanë kanë qenë të përfshirë në Holokaust më shumë nga sa mendohej.

Aktualisht, qeveria e Berlinit po vlerëson hartimin e një dokumenti prej 900 faqesh për diplomatët e saj.

Raporti u hartua në vitin 2005. Ai sfidon idenë se diplomatët nuk kishin asnjë lidhje me Holokaustin.

Një mit duket se është rritur në periudhën e post-luftës në Ministrinë gjermane të Jashtme, që tregon se diplomatët nuk ishin përfshirë në vrasjet masive, por as e kishin kundërshtuar atë.

Raporti tregon se diplomatët ishin persona që me vullnetin e tyre spiunuan tek nazistët mbi hebrejtë e arratisur.

Top Channel