Qeveria maqedonase, përmes një marrëveshjeje, do të mund t’i kërkojë Beogradit akses në arkivën e dosjeve sekrete.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave aktualisht qeveria e Shkupi po analizon mundësitë për tërheqjen e dosjeve që mbajnë emrat e bashkëpunëtorëve të regjimit komunist.

Sipas burimeve, dyshohet se në arkivën e Beogradit ndodhen të paktën 70 mijë dosje me emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë.

Ekspertë të ndryshëm vlerësojnë se nëse arrihet marrëveshja, procesi i tërheqjes së dosjeve do të jetë i gjatë, ndërkohë që komisioni i lustracionit në Maqedoni ka nisur nga puna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA