Countryman viziton sot Shkupin
26/10/2010 10:30
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tom Countryman do të vizitojë sot Shkupin, ku do të diskutoje për një sërë cështjesh me autoritetet lokale.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave Countryman do të takohet me kryeministrin Gruevski, ndërkohë që nuk parashikohet ndonjë takim me krerët e partive të tjera politike.
Pritet që në qendër të bisedimeve të jetë zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.
Në një konferencë të mbajtur ditë më parë në Uashington, Countryman tha lidhur me Maqedoninë se, duhet ende punë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Top Channel