Britani, stërvitje masive anti-terrorizëm

26/10/2010 12:20

Krerët e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar kanë urdhëruar një përshpejtim të stërvitjes së policisë, për të reaguar ndaj sulmeve terroriste si ai i Mumbait në Indi.

Një seri ushtrimesh anti-terrorizëm po mbahen nga skuadrat speciale të policisë, në bashkëpunim me njësitë ushtarake elitë, SAS.

Stërvitja po zhvillohet edhe pse nuk ka pasur të dhëna se Mbretëria e Bashkuar kërcënohet seriozisht nga atentate të këtij lloji.

Muajin e kaluar, burime pranë shërbimeve të inteligjencës deklaruan se kishin zbuluar një komplot të Al Kaedës për të kryer sulme të koordinuara në Angli, Francë dhe Gjermani.

Të dyshuarit po planifikonin të kopionin sulmet e vitit 2008 në qytetin indian të Mumbait, kur 10 persona të armatosur hynë në ndërtesa publike dhe vranë 166 persona.

Top Channel