Batista duhet të presë

26/10/2010 21:20

Federata Argjentinase e Futbollit do të vendosë në 2 nëntor fatin e trajnerit të kombëtarës bardhekaltër.

Sergio Batista, tekniku i përkohshëm i Argjentinës, do të mësojë më 2 nëntor nëse kontrata e tij do të shtyhet deri në botërorin e 2014 në Brazil, apo deri në Kupën e Amerikës 2011.

Batista, i cili mori drejtimin e Argjentinës pas largimit të Maradonës, ka drejtuar Argjentinën në tre ndeshje (të gjitha miqësore): fitore me Irlandën dhe Spanjën dhe humbje me Japoninë.

Më 17 nëntor është në program një miqësore e Argjentinës me Brazilin në Doha të Katarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA