Serbët e Kosovës vazhdojnë të jenë të ndarë rreth pjesëmarrjes apo jo në zgjedhje e parakohshme të Kosovës.

Politikanët serbë në veri të Kosovës janë kategorikisht kundër daljes së serbëve në këto zgjedhje, ndërsa serbët që jetojnë në anën tjetër të lumit Ibër mendojnë ndryshe.

Sipas mediave kosovare, të cituara nga Telegraf, ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic i bën thirrje Beogradit që të marrë një vendim për mosdaljen e serbëve në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Thirrjes së tij, i bashkëngjitet edhe politikani serb i veriut dhe i ashtuquajturi kryetar i bashkësisë së komunave me shumicë serbe, Marko Jakshic.

Mirëpo, ndryshe nga Jakshic mendon politikania serbe në Graçanicë, Rada Trajkovic.

“Serbët në Kosovë duhet të dalin në zgjedhje, që të zgjedhin atë që mendojnë që është më i mirë dhe që mund të ndikojnë në situatën politike, pasi që deri më sot mungesa e pjesëmarrjes sonë në zgjedhje ka bërë që të merren vendime që nuk kanë qenë në dobi të serbëve”, ka thënë Trajkovic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA