Vllaznia, Fushaj: Kemi kërkesa për trajner

25/10/2010 23:50

Duke folur tek “Procesi Sportiv” në Top Channel për situatën në të cilën ndodhet skuadra e Vllaznisë, presidentii kuqebluve, Valter Fushaj tha se për stolin e trajnerit në skuadrën shkodrane ka shumë oferta, por sipas tij po përpiqet të përzgjidhet tekniku i duhur.

“Në çdo moment kur Vllaznia mbetet pa trajner ka shumë kërkesa, por për momentin nuk mund të jap një emër. Për mua është shumë e vështirë largimi i një trajneri”, u shpreh Fushaj.

Më tej presidenti i Vllaznisë kritikoi rregulloren e kampionatit shqiptar, si të paprecedentë ndër kampionatet e huaja dhe që është miratuar, sipas tij, për klubet dhe pa dijeninë e klubeve.

“Po t’i referohesh kampionateve në botë rregullore si e jona nuk ka. Është një rregullore që miratohet për klube pa dijeni të klubeve”, u shpreh zoti Fushaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA