Partia Demokratike e Kosovës do të mbështesë ato vendime që jane brenda kornizës ligjore, kushtetuese dhe institucionale.

Kështu ka deklaruar të hënën në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i kësaj partie Blerand Stavileci, kur u pyet nëse PDK do ta mbështesë në Kuvend një mocion të mundshëm votëbesimi ndaj qeverisë Thaçi.

“Që nga dita e parë, në momentin kur u prezantuan disa alternativa dhe disa iniciativa, ne si PDK gjithmonë kemi përsëritur qëndrimin se çfarëdolloj nisme, veprimi, apo vendimi i cili është brenda kornizës ligjore, kushtetuese dhe institucionale, ne do ta mbështesim”, ka pohuar Stavileci.

Ai ka shtuar më tej se, të dielën, me kongresin zgjedhor të PDK-së është argumentuar se kjo parti është më e sukseshmja në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA