Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa,  nuk e ka përjashtuar mundësinë për të kandiduar për kryetar të partisë, por sipas tij duhet parë mbështetja e anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një konferencë për media, sipas Telegraf, Mustafa, u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kërkojnë kandidimin e tij të jenë të durueshëm deri në momentin kur të mbahet Kuvendi i përgjithshëm i LDK-së.

Ndërkaq, Ismet Beqiri anëtar i Kryesisë së LDK-së tha se askush nuk do t’ia arrijë që të përçajë LDK-në, edhe pse sipas tij ka tendenca tejet të mëdha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA