Ish-ambasadori amerikan në Jugosllavi, Ëilliam Montgomery ka deklaruar se faktori ndërkombëtar duhet t’i lejojë Republikës Serbe të Bosnjes të mbajë referendumin për pavarësinë.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, ish-diplomati është shprehur se për këtë republikë duhet të zbatohet e njëjta formulë që u zbatua për pavarësinë e Kosovës.

“Po kjo recete duhet të zbatohet edhe në Bosnje dhe pyes vetën përse bashkësia ndërkombëtare nuk e lejon Republikën Serbe të mbajë referendumin për pavarësinë”, ka pohuar Mongomery.

Më tej ai është pyetur edhe për cështjen e Kosovës, lidhur me të cilën ka theksuar se opsioni i ndarjes së saj nga Serbia ka qenë më logjiku.

“Kur erdha në Serbi e dija se në SHBA ekzistonte mendimi se Kosova do të ishte e pavarur brenda kufijve të saj. Ishte vetëm cështje kohe se kur kjo do të ndodhte”, ka shtuar Montgomery.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA