Milan fiton dhe merr vendin e dytë

25/10/2010 23:25

Një gol i Robinjos në pjesën e parë dhe një tjetër i Ibrahimoviç në pjesën e dytë të takimit, i kanë mjaftuar Milanit për të dalë fitues nga transferta e vështirë ndaj Napolit.

Braziliani Robinjo shënoi në minutën e 22 të takimit dhe si të mos mjaftonte kjo për vendasit Pacienca ndëshkohet brenda një harku prej 7 minutash me 2 kartona të verdhë duke lënë Napolin me 10 lojtarë për 45 minutat e dyta.

Milan gjen golin e dytë në minutën e 72 me Ibrahimoviç. Shtatlarti suedez godet me kokë mjaft pranë portës duke dyfishuar rezultatin.

Kur ndodheshin në disavantazhin e 2 golave dhe kur nuk kishin më asgjë për të humbur, edhe pse me 10 lojtarë hidhen në sulm dhe gjejnë golin e shkurtimit të diferencës në minutën e 78 me Lavecin. Por megjithë përpjekjet e tyre në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi.

Pas kësaj fitoreje, Milan ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 17, duke lënë Interin me 15 në vendin e tretë, ndërkohë që vendi i parë mbahet nga Lacio me 19 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA