Milan, emergjencë në mbrojtje

25/10/2010 10:40

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, përveç Ronaldinho-s, do i mungojnë për ndeshjen e sotme ndaj Napolit edhe Thiago Silva, Abate, Zambrotta dhe Ambrosini.

Milan do luajë sot transfertën ndaj Napolit me një mbrojtje të improvizuar për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë prekur këtë repart.

Përveç titullarëve Thiago Silva dhe Zambrotta, Milanit do t’i mungojnë edhe Abate dhe Jankulovski.

Përsa i përket formacionit, trajneri Allegri ka shumë dyshime: “Nuk besoj se në Napoli do provoj diçka të re me formacionin, thjesht do ndryshojmë lojtarë për shkak të mungesave të shumta që kemi. Në mbrojtje mund të luajë Bonera në të djathtë, Antonini në të majtë, Nesta së bashku me Papastathopoulos ose Yepes në qendër.”

“Dyshimi tjetër është midis Robinho ose Seedorf. Sido që të jetë, do luajmë me një organizator pas dy sulmuesve. Të dy këta lojtarë janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe janë të rëndësishëm në lojën tonë”, përfundon trajneri Allegri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA