Vazhdon anashkalimi i simboleve shqiptare gjatë ceremonive protokollare ku organizatore është qeveria e Maqedonisë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, këto “lëshime” ndodhin kryesisht në komunat me shumicë shqiptare.

Së fundmi, në Jegunoc, ceremonia e përurimit të ujësjellësit për 11 fshatra të kësaj komune nuk ka pasur asgjë në gjuhën shqipe.

Mbishkrimi se për çfarë projekti bëhet fjalë, kush është investitori dhe motoja e projektit kanë qenë të shënuara vetëm në gjuhën maqedonase.

Gjithashtu, në këtë ceremoni është anashkaluar edhe gjuha e investitorit, ku në këtë rast ishte Mbretëria e Norvegjisë.

Edhe mysafirët, shumica e të cilëve ishin banorë të Jegunocit, janë pritur me këngë folklorike maqedonase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA