Drejtues të partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë kanë deklaruar sot se, duke parë krizën e thellë institucionale në të cilën është futur Kosova, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja e vetme.

Nënkryetari i LDD-së, Lulëzim Zeneli ka deklaruar se situata në të cilën ndodhet vendi është shumë shqetësuese dhe ka kërkuar nga kryeministri Thaci që, në bazë të dispozitave kushtetuese, t’i japë fund mandatit të tij qeverisës.

“LDD vlerëson se përvec zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk ka alternativë tjetër. Kërkojmë që pjesa e dytë e muajit dhjetor të jetë koha e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare”, ka pohuar Zeneli.

Ai ka shtuar se zgjatja e kësaj “agonie institucionale” do të jetë e dëmshme për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, të cilët do të vuajnë pasojat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA