Ministria e Jashtme kosovare konfirmon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Kiribatit.

Sipas Telegraf, Kiribati ka shprehur gatishmërinë që me Republikën e Kosovës të lidhë marrëdhënie bilaterale diplomatike për zhvillimin e raporteve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në fushat politike, tregtare dhe ekonomike.

“Republika e Kiribatit ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kiribatit ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një note verbale se ky vend ka marrë vendim për njohjen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me datë 21 tetor 2010”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Me njohjen nga Kiribati, numri i shteteve që kanë njohur shtetin e Kosovës arrin në 71.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA