Juventus, skualifikim për Krasiç

25/10/2010 11:30

Episodi i ndeshjes Bologna-Juventus është i qartë: serbi hyn në zonë, mbrojtësi i Bologna-s nuk e prek fare dhe Krasiç hidhet. Penallti për Juventus.

Në këtë rast kemi të bëjmë me gjest antisportiv dhe mesfushori do të qëndrojë jashtë dy ndeshje për shkak të simulimit që çoi në akordimin e 11-metërshit të dhënë për bardhezinjtë (i humbur më pas nga Iaquinta në ndeshjen e djeshme të përfunduar 0-0).

Këtë dënim parashikon Kodi i Drejtësisë Sportive italiane dhe pritet që këtë dënim të aplikojë edhe gjykatësi sportiv Gianpaolo Tosel për rastin në fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA