Dhjetëra banorë të Prishtinës kërkuan këtë të hënë para selisë së LDK-së, kandidimin e Isa Mustafës për kryetar të LDK-së. (UPDATE)

Ndërsa kërkoi dorëheqjen e Fatmir Sejdiut, ky grup qytetarësh nga lagjia “Kodra e Trimave” në kryeqytetin kosovar, i ofroi mbështetje Ukë Rugovës, djalit i ish presidentit Ibrahim Rugova. 

Top Channel ka mësuar se një protestë e përmasave më të mëdha e organizuar nga Tifozët prishtinas “Plisat” u  anulua pasi kryetari i komunës së Prishtinës isa Mustafa u premtoi  atyre kandidimin për kryetar të LDK-së. Në një konferencë për media, zoti Mustafa nuk përjashtoi mundësinë e kandidimit për të parin e LDK-së. Ai u bëri thirrje qytetarëve për qetësi gjatë procesit.

 “Nëse anëtarësia dhe degët e LDK-së kërkojnë zgjidhje tjetër, unë jam gati për zgjidhje të tjera. Eshtë cështje e anëtarësisë së LDk që të japin besimin e tyre për zgjedhjet e ardhshme”, tha Mustafa.

Sa i përket procesit zgjedhor të LDK-së gjasat që zhvillimi normal  i tij të ndërpritet janë të mëdha. I pyetur për këtë çështje anëtari i Kryesisë së kësaj partie Ismet Beqiri  tha se ende nuk është vendosur për zgjedhjet e jashtëzakonshme nga do të varej edhe procesi i brendshëm në LDK.

Top Channel ka mësuar nga burime partiake se nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme shpallen këtë javë, LDK-ja do të zhvillojë një Kuvend Zgjedhor me anëtarët e vjetër të kuvendit të vitit 2006, duke mos pasur kohë për të pritur delegatët që duhet të zgjidheshin nga degët në qytete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA