Lideri i Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe Vuk Drashkovic ka deklaruar se është në interesin e serbëve në Kosovë që për të drejtat e tyre të luftojnë në institucionet e kosovare.

“Mospjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë, serbëve do t’u sjellë izolim nga realiteti dhe jeta, ka vlerësuar Drashkovic në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij nuk është patriotizëm t’i detyrosh njerëzit të jenë peng të një politike autiste e cila është zhvilluar në dhjetë vitet e kaluara ndaj serbëve në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA