Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik ka deklaruar se është momenti që BeH të bëhet bashkësi e tre popujve me njësi të ndara administrative.

Në një intervistë për një të përditshme kroate, Dodik është shprehur se, pa një pozicion politik të popullsisë kroate nuk mund të flitet për një bashkësi multietnike.

“Myslimanët e Bosnjes duhet ta kuptojnë se stabiliteti në vend varet nga raporti i tyre me bashkësinë kroate, në kuadër të një shteti të përbashkët”, ka pohuar Dodik.

Nga ana tjetër ai ka shtuar se kufijtë territorialë të entitetit serb janë të paprekshëm dhe se asnjë politikan nuk do të fliste për ndryshimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA